Jeta familjare e Zlatanit: Bashkëshortja ime lan e gatuan, kam qarë shumë për Raiolan…
Asnjë vdekje nga Covid-19 sot në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 5 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 2007 mostra të testuara, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 107.410 raste nga 611.357 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.966 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.201.Rastet pozitive janë nga komunat: Fushë-Kosovë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq dhe Prishtinë, secila me nga një rast.