Në Anglinë mesjetare, lebra u hodh mes ketrave dhe njerëzve: ScienceAlert
Palmer e Lajçak takojnë ndaras Osmanin e Kurtin
Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, kanë shkuar në Presidencën ku pritet të takohen me presidenten Vjosa Osmani.
Të dy bashkë me ekipin kanë vazhduar më pas drejt ndërtesës së Qeverisë ku kanë takuar kryeministrin Albin Kurti.
Dialogu me Serbinë dhe arritja e një marrëveshje të pranueshme është çështja kryesore për të cilën Lajçak e Palmer po takojnë liderët kosovarë.
Gajtë ditës, Palmer është takuar me krerët e dy partive opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Enver Hoxhaj dhe Lumir Abdixhiku, të cilët kanë kërkuar përfshirje më të madhe të ShBA-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu, Palmer është takuar edhe me Listën Serbe. Siç njoftoi Lista Serbe në takim është folur për situatën politike në Kosovë, pozicionin e popullit serb, Kishën Ortodokse Serbe dhe gjithashtu për situatën e sigurisë.