Kampionati i vajzave U-17/ Vllaznia shpallet ekipi kampion për sezonin 2023/2024
Frika nga sulme me dron/ Arma e çuditshme që po përdor policia për të ruajtur Joe Biden (FOTO)
Takimi i presidentit amerikan Joe Biden me mbretin e Belgjikës, Filip në axhendën e samitit të NATO-s, është karakterizuar me disa fotografi interesante të forcave belge të sigurisë, që në vazhdimësi u kujdesën për rendin – madje disa prej tyre mbanin armë kundër dronëve.
Media të ndryshme kanë publikuar pamje të forcave të sigurisë, ku shiheshin nëpër rrugë duke mbajtur pushkë të specializuara për rrëzimin e dronëve.
Kështu pjesëtarët e policisë belge janë filmuar me pushkë, e cila shkrep predha mbi dronë dhe fluturake tjera duke penguar radio-frekuencat me të cilat kontrollohet një dron.
Thuhet se pushkët për rrëzimin e dronëve që përdor policia belge, i përkasin kompanisë austriake DroneShield.
Këto armë veprojnë në principin e pengimit të komunikimit mes operatorit dhe vetë dronit.