Prototipi i “kompjuterit me rezervuar” parashikon ngjarje më mirë se disa kompjuterë dixhitalë

Fifi nuk mund t’i ndalë lotët kur flet për ish të dashurin
Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Fifi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës së saj profesionale.
Që kur i dha fund lidhjes me ish të dashurin, ajo po kujdeset ta thumboi në çdo publikim.
Këngëtarja po shprehet se e është lënduar por po kalon kohën me persona që i qëndrojnë afër në çdo situatë.
Së fundmi ka publikuar një video në të cilën është paraqitur duke kënduar një këngë, por që nga pjesa emocionuese e tekstit ajo ia plas vajit.
Ajo nuk ka zgjedhur të tregojë arsyen e saj të përlotjes vetëm se ka shkruar se loti e çliron dhe nuk e lehtëson.
“Bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike @semijaupaj tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…Thank u @iamflorimumajesi 🤍”, shkroi këngëtarja në përshkrimin e postimit.
“Fiksim” në anën tjetër është hiti saj i fundit, me të cilin u paraqit në festivalin “Kënga Magjike”.
