
Dy të vdekur e 17 raste të reja me COVID në Kosovë
Dy të vdekur dhe 17 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Ky numëri i infektimeve ka dalë si rezultat i testimit të 1.241 mostrave.
Në total numri i rasteve aktive është 172.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë konfirmon se janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër COVID-19 duke e çuar në total numrin e vaksinimeve në mbi 196 mijë doza.
Prej tyre, 47.141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
