Shkenca prapa pse grupet Whatsapp janë të këqija për shëndetin tonë

Pack: Lëvizja e kufijve në Ballkan do të ishte shkatërruese
Ish deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka deklaruar se pret nga Miroslav Lajçak, që të jetë një ndërmjetësues i mirë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
“E njoh qysh kur ka qenë i angazhuar në Bosnjë, nuk dua të gjykoj se çfarë po bën tani por shpresoj që po e kryen detyrën pa marrë anë dhe se po mundohet të arrij rezultat, e jo të nxisë dikë të heq dorë. Mendoj se është në dorën e tij dhe të atyre që e kanë dërguar aty që nënkupton Komisionit Evropian dhe Këshillit të ministrave”.
“Ata duhet të kujdesen që ndërmjetësi vërtetë të ndërmjetësojë. Kur shikoj pas në kohë ishte kjo ideja e çmendur në tavolinë për të shkëputur një pjesë të Kosovës që bile mbështetej edhe nga disa në BE, nga zonja Mogherini, nuk mund të ndodhë sepse çdo ndërrim kufiri në rajon do të ishte shkatërrues ndaj shpresoj që ndërmjetësuesi do të ndjekë një rrugë të mençur”, ka thënë Pack në një intervistë për Klan Kosova.
Pack ka folur për një marrëveshje përfundimtare, ku ka dhënë mendimin se a mund të jetë ajo sikur mes Francës dhe Gjermanisë.
“Është e vështirë, është e vështirë dhe nuk jam e sigurt nëse mund të bëhet siç e kemi bërë në mes të Francës dhe Gjermanisë sepse kishim të bëjmë me dy shtete që ishin të vendosura për të bërë diçka të re, për të bërë paqe duke pasur një kohë të gjatë lufte mes vete për asgjë dhe kjo ishte diçka që ishte në mendjen e të gjithë politikanëve në Gjermani dhe në Francë”.
“Ky nuk është rasti këtu sepse kjo është në dorën e Aleksandër Vuçiq si lider, i cili mbështetet nga shumica në shtetin e tij për mosnjohje të Kosovës, prandaj mendoj se kjo është e vështirë për të dhe për ata që presin ndryshim. Nuk mund të krahasojmë gjëra që janë të pakrahasueshme”.
Politikania gjermane ka thënë se ardhja e Albin Kurtit në pushtet në Kosovë ka sjell një frymë të re.
“Ai është i përkushtuar të ndryshojë gjërat dhe shpresoj që ai do të arrijë rezultat sa më shpejtë sepse dialogu besoj do të marrë pak kohë”.
Ish deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka thënë se është turp i madh për Bashkimin Evropian që ende nuk i ka hequr vizat për Kosovën.
“Kjo po që është e turpshme, unë ndihem e turpëruar dhe Komisioni dhe Parlamenti Evropian janë pro liberalizimit të vizave qe një kohë të gjatë dhe Kosova ka bërë gjithçka që i është kërkuar. Gjëja e fundit që i duhej të bëj ishte demarkimi i territorit me Malin e Zi, e bëri dhe pastaj asgjë nuk ndodhi dhe ky është një turp”.
“Duke vepruar në këtë mënyrë BE po e humb kredibilitetin prandaj mendoj se Angela Merkel e ka kuptuar që Ballkani është lënë pas dore, ndaj në vitin 2015 e filloi me Samitin e Ballkanit, por problemi është që rezultatet e këtij samiti asnjëherë nuk vihen kurrë në vend nga qeveritë e vendeve të rajonit”, ka thënë Pack, njofton Klan Kosova.
“Kam përshtypjen që të paktën qasja ndaj Ballkanit është më e afërt gjithashtu, sepse po shohim që ka forca të tjera që po punojnë në rajon, nëse shihni në çfarë mënyra kinezët janë duke hyrë në këtë rajon apo atë që po bën Rusia, madje edhe Turqia është sikur këto vende shtrihen në mes të Bashkimit Evropian dhe neve na duhen, sepse është trashëgimia jonë evropiane dhe nuk arrij ta kuptoj se si kemi humbur kaq shumë kohë, isha ka shpresëtarë në fund të 90-ve”
Pack ka thënë se Kosova nuk duhet të heqë dorë nga kërkesa për liberalizim vizash.
“Pikë së pari liberalizimi i vizave duhet të ndodhë padyshim dhe mendoj se nëse partia ime do të fitojë prapë, zotëri Lashet e njeh situatën dhe ai po dëgjon dhe do të shkojë rrugës se Angela Merkel. Jam e sigurt dhe unë nuk e di se kush do të jetë partneri i koalicionit, por mendoj se do të jetë edhe në interesin e tyre për të gjetur një zgjidhje për këtë rajon dhe të jenë vërtetë të përkushtuar për të zgjidhur problemet. Ne nuk mund t’i zgjidhim, politikanët mund ta bëjnë”.