Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni
Tri objektivat që e stabilizojnë Ballkanin Perëndimor, sipas Kurtit?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë e ka kundërshtuar fuqishëm idenë e Mini-Shengenit Ballkanik.
Ai, në “Forumin e Prespës” tha se në vend se të shtyhen përpara ide të këqija, siç e cilëson ai, si kjo iniciativë duhet të demokratizohen vendet e Ballkanit Perëndimor.
Madje, ai në këtë forum ku ishin krejt liderët e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor paraqiti tri objektiva të cilat, sipas tij, do ta stabilizonin këtë rajon.
“Për ta ripërtërirë aleancën tonë transatlantike unë sugjerova sinkronizimin e Washingtonit dhe Brukselit në Ballkanin Perëndimor, derisa ne punojmë në tri objektiva: 1. Demokratizimi përmes forcimit të sundimit të ligjit 2. Siguria përmes anëtarësimit në NATO 3. Uniteti i Europës përmes anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, ka shkruar ai në Twitter.