8000 vjet më parë, njerëzit lundruan thellë në një shpellë të errët franceze. Pyetja është:
“Njeriu dreq” pret gishtin, heq hundën e veshët dhe mbulohet me tatuazhe
Një artist i tatuazheve është i fiksuar pas ngjyrës në trup dhe është kthyer në një ‘njeri dreq’ me një seri procedurash dhe tatuazhesh.
Michel Faro do Prado, 44 vjeç, nga bregu i Praia Grande në Brazil, ka qenë një artist tatuazhesh për 25 vjet – dhe ai ka transformuar trupin e tij.
Ai tani ka ndarë një fotografi se si dukej para se të ndryshonte – dhe ai është me të vërtetë i panjohur. Përveç tatuazheve, 44 vjeçari ka prerë edhe gishtin e unazës në njërën nga duart. Ai poashtu ka hequr gjysmën e hundës dhe veshëve.
Ndër procedurat e tjera që Michel ka bërë janë katër brirë në secilën anë të kokës dhe implantime nën lëkurë në ballë, transmeton Klan Kosova.
I gjithë trupi i tij është i mbuluar me tatuazhe – përfshirë edhe bebet e syve – dhe gruaja e tij, e cila është e specializuar në modifikimet e trupit, e ka ndihmuar atë të arrijë pamjen e tij ndër vite.