
Si të përgatisni krem karamelin e famshëm
Kjo recetë u përgatit nga Kokopisha
Receta është e thjeshtë. Kalorike sigurisht, por nëse ju shkon mendja mund ta provoni për qejf.
Përbërësit për 6 tasa:
1 litër qumësht
6 lgj sheqer (më shumë ose më pak sipas shijes)
6 kokrra vezë
1 vanilje
Për karamelin:
3 lgj sheqer
Shumë pak ujë
2-3 pika lëng limoni
Pregatitja:
1.Tre katër lugë gjelle sheqer i hedh në një tigan të vogël, pak ujë dhe dy pika lëng limoni. I karamelizojmë deri sa të marrë ngjyrë të kuqeremtë. Masën e hedhim nga pak nëpër tasa.
2. Ziejmë qumshtin dhe e lejojmë të ftohet pak. Ose e nxehim nëse është qumësht i pasterizuar.
3. Rrahim vezët me sheqerin sa të shkrijë sheqeri. Shtojmë vanilien.
4. Në këtë masë shtojmë qumështin gradualisht dhe e trazojmë vazhdimisht. Masën e ndajmë nëpër tasa ku më parë kemi hedhur karamelin
5. I vendosim në një tavë ku më parë kemi hedhur ujë të vakët. I pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C për afërsisht 45 minuta. Sa pjesa e sipërme të formojë një membarnë me ngjyrë të artë
6. I lejojmë të ftohen dhe i kthejmë në pjatë për ti shërbyer.
Ju bëftë mirë ❤