“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Operacioni policor në katër komuna: Pse u arrestuan dhjetë zyrtarë
Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Departamentin për Krime Ekonomike në kuadër të Policisë, kanë zhvilluar sot aksion bastisjeje në tri komuna të Kosovës, ku u arrestuan dhjetë persona.
Në Pejë, Istog e Klinë drejtorët e Drejtorive të Urbanizmit dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare duke dhanë leje ndërtimore në kundërshtim me ligjin e duke iu bërë favor familjarëve të tyre.
Sipas Lumturije Vuqetaj, njëra nga pesë prokurorët e angazhuar në këtë rast më së shumti të arrestuar ka në Komunën e Istogut me gjithsej katër të arrestuar, Pejë dy zyrtarë të Urbanizmit dhe një nga drejtoria e Inspektoratit, në Klinë u arrestuan dy zyrtarë të Drejtorisë së Urbanizmit si dhe një në Deçan.
Por, arrestimin e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Deçanit e mohon kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj. Sipas tij, ky është vetëm një bashkëpunim me policinë por që nuk bëhet fjalë për arrestim.
Derisa, sipas kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, arrestimet e zyrtarëve nëpër komuna ishin vetëm për spektakël në kohë fushate.
Megjithatë, këto pretendime i hedh poshtë prokurorja që udhëhoqi aksionin e së enjtes. Kjo tha se arrestimet janë vetëm zbatim i ligjit. Derisa, sipas kryeprokurorit që ishte iniciator i këtij hetimi, ishte e nevojshme të bëhet një gjë e tillë pas ankesave të shumta të qytetarëve për ndërtime pa leje.