“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Abazi: Mosnjohja e Kosovës është rrezikim i ombrellës së sigurisë së BE-së
Mosnjohja e Kosovës nga 5 vende të Bashkimit Evropian paraqet rrezik për sigurinë vet BE-së. Kështu u tha në mbledhjen e komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, teksa u kërkua unitet politik dhe plan strategjik kombëtar në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit.
Kryetari i komisionit, Haki Abazi tha se procesi i hapur i dialogut ka krijuar justifikimin e 5 shteteve anëtare të BE-së që të shtyjnë njohjen e Kosovës, raporton KP.
“Gjithçka që ka të bëjë me njohjen duhet të jetë prioritet. Çka po marr unë përsipër është që të bisedoj me ministren për të parë se çfarë është bërë në të kaluarën në këtë drejtim. Kjo nuk po bëhet për kritikë për të kaluarën. Çka mund të ndaj me komisionin është që mosnjohja e pavarësisë së Kosovës është rrezikim i ombrellës së sigurisë së Bashkimit Evropian. Aspirata jonë është që të marrim ulësen në OKB”, tha ai.