
Erdogan tha se do t’ia shtoj njohjet Kosovës/ Vuçiq përpiqet ta ndalë
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po ndjehet i shqetësuar pas deklaratave të Presidentit turk Recep Tayip Erdogan, i cili foli angazhim në rritjen e njohjeve për shtetin e Kosovës.
Vuçiq shprehet se do bëjë përpjekje të flasë me Erdoganin për këtë çështje.
“Erdogan është një politikan i madh, realisht dhe Turqia është një fuqi e madhe… Unë do të përpiqem të flas me të. Deri në 1 shtator, sipas marrëveshjes së Washingtonit, të dy palët kanë një detyrim të mos lobojnë për njohje ose çnjohje”, deklaroi në TVpink, Aleksandar Vuçiq.
Tutje ai pohon se për Erdogan ai është i papërfillshëm dhe se Serbia është më pak e rëndësishme.
”Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyeshëm, unë jam i vogël dhe i papërfillshëm dhe Serbia është më pak e rëndësishme, por nuk është aq e vogël sa nuk do të përpiqej të kundërshtonte, sepse ne po mbrojmë tonën”, tha Vuçiq.
Megjithatë Vuçiq beson se Erdogan do zbusë këto qëndrime, por nëse jo, Serbia do luftojë.
“Ne nuk kemi asnjë alternativë. Ne do të mbrojmë njerëzit në Kosovë, por ju gjithashtu do të shihni se ne nuk jemi aq të vegjël”, tha Vuçiq.
LEXO EDHE KËTË: