Rusia tashmë e trajton Republikën Srpska të Bosnjës si një shtet të pavarur
Kuzhinieri zbulon me çfarë ushqeheshin romakët e lashtë
Një kuzhinier po zbulon recetat nga një prej librave më të lashtë të gatimit në botë, për të risjellë në vëmendje origjinën e ushqimit Italian.
Në Romë po perëndon, jashtë mureve të qytetit. Rrezet e arta bien këndshëm mbi pishat dhe e shtrijnë shkëlqimin e tyre deri në gurët e lëmuar të bazaltit, që ndryshuan rrjedhën e historisë. Kjo është rruga Apia, rruga e parë e ndërtuar në Romë, ku më shumë se 2000 vite më parë ushtarët pushtonin toka të largëta e riktheheshin triumfues.
Rruga për në zemë të Parkut Arkeologjik Antik të Apias në Romë, është një zonë pyjore që shtrihet nga fundi i qendrës historike të qytetit deri tek fshatrat në kodrën Castel Romani.
Oazi prej 4700 hektarësh është parku urban i dytë më i madh në Europë, i pajisur me ujësjellës, rezerva natyrore, vende arkeologjike, vreshta, kullota dhe vila në zotërim të njerëzve të mirënjohur si dizajnuesi Valentino dhe aktorja Gina Lollobrigida.
Më pak se 3 km nga turmat e Koloseut, parku u jep udhëtarëve një vend për të ngadalësuar ritmin dhe të shijojnë e përjetojnë fshatin romak, të kompletuar me këngë zogjsh dhe barinjsh që drejtojnë kopetë e tyre. Po ashtu aroma e barit, apo era e freskët e gurëve të copëtuar që mbartin plot histori nga e kaluara.
Dhe duke qenë se jemi në Itali, ushqimi i mirë i vë kapakun kësaj skene idilike. Një prej restoranteve të njohura, ndodhet nën sytë e Mauzoleut ikonik të parkut dhe përballet me një kopësht lulesh e perimesh, për të cilët pronarët kujdesen vetë. Brenda, menuja liston pjata që nuk gjenden në asnjë restorant tjetër, ose ndoshta as në të gjithë botën.
Pas këtyre gatimeve është Magnanimi, një kuzhinier i apasionuar pas krijimit dhe shërbimit të vakteve që janë rrënjosur thellë në historinë e këtij parku, që nga kohët e Romës antike. Ndoshta në fillim, ushqimi antik romak nuk tingëllon tërheqës. Por pasi vjen për herë të parë del jashtëzakonisht i kënaqur me gjërat aty, duke filluar që nga testikujt e demit e deri tek gatimi i lepurit.
Magnanimi mban gjallë historinë e lashtë, duke rkrijuar pjata të shijshme që romakët hanin rregullisht në kohën e tyre. Një kuzhinier dhe historian i cili ka kaluar më shumë se 25 vjet duke studiuar receta antike, Magnanimi thotë se romakët ishin adhurues të natyrës dhe kërkues të kënaqësisë sensual që vlerësonin ushqimin e mirë.
Drithërat, bishtajoret, perimet, vezët dhe djathrat ishin baza e dietës së tyre, pa harruar frutat dhe mjaltin. Mishi e peshku përdoreshin në masë. Kur Perandoria u zgjerua pas shekullit të III para Krishtit, romakët u njohën me shije të reja, qofshin specat nga India apo limonët nga Persia. Salcat aziatike filluan të ishin pjesë e dietës së tyre.