
Dua Lipa poston pozat joshëse nga jugu i Shqipërisë, fansat kanë një kërkesë për të (FOTO)
Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, ka disa ditë që ndodhet në Shqipëri. Pasi vizitoi Tiranën, artistja shqiptare ka shkuar edhe në disa qytete të tjera si Kruja dhe Durrësi.
E tani duket se ajo po shijon disa ditë pushimi edhe në jug të Shqipërisë, nga ku nuk ka nguruar që të postojë fotografi në profilin e saj në “Instagram”.

Autorja e hitit “New Rules” ka ndarë me ndjekësit disa poza mjaft joshëse ku shfaqet me rroba banje, teksa vë në pah format perfekte trupore.
Fansat i kanë pëlqyer shumë këto fotografi, e madje ndjekësit shqiptarë i shkruajnë që të tregojë vendndodhjen, që të promovojë Shqipërinë në mënyrë që të vijnë sa më shumë turistë.

Kujtojmë se në këtë vizitë në Shqipëri, Dua Lipa ishte e shoqëruar nga prindërit dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid. Të gjithë janë pritur fillimisht nga kryeministri Edi Rama dhe më pas nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

