
Rama pret misrin t’i bëhet e Vuçiç ngel gojëhapur nga dhuratat/ Çfarë nuk u pa në Shkup (FOTOT)
“Ballkani i Hapur” ishte rezultati i bisedimeve disa ditore mes kryeministrit Edi Rama, Presidentit serb Aleksandr Vuçiç dhe kryeministrit malazez, Zoran Zaev.
Ky i fundit bashkë me kryebashkiakun e Shkupit, Petre Shilegov, pritën për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, Ramën dhe Vuçiç.
Por disa momente pikante nuk u panë nga të gjithë. Një foto selfie e kërkuar rrugëve të Shkupit nga një qytetare, apo dhe kryeministri shqiptar Edi Rama që pret të bëhet edhe misri i tij, janë disa nga momentet që nuk u shfaqën në media.
Një tjetër foto tërheq vëmendjen, ajo kur Zaev i zgjat dhurata për dy liderët, dhe Vucic duket i habitur nga ajo që merr.
Po ashtu Zaev, Rama e Vuçiç, kaluan momente bisede sëbashku duke bërë gëzuar me nga një pije në dorë.



