Nëse Shqipëria do sul’mohej si Ukraina, sa kohë do rezistonte me ar’matimet e veta?
Videot/ Zjarret pushtojnë Shqipërinë prej 10 ditësh, situata dramatike në Dukat dhe në Orikum
Prej 10 ditësh Shqipëria është pushtuar nga zjarret, kjo e ndikuar nga moti i nxehtë, por edhe nga papërgjegjshmëria e disa personave që i vejnë zjarrin pyje në zonat malore. Gadishulli i Karaburunit, Orikumi dhe Dukat janë zonat më problematike të zjarreve.
Zjarri në Karaburun rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë, pranë lagjes “Kanal”. Forcat e zjarrfikëses janë në gatishmëri, ndërsa njsia administrative Orikum u ka kërkuar banorëve të jenë vigjilentë dhe në gatishmëri në rast nevoje për t’u evakuuar.
Ministria e Mbrojtjes dhe emergjencat civile kanë dështuar në shuarjen e vatrave të zjarrit pasi ajo të gjithë helikopterët e Forcave të Armatosura i ka pasur në remont, pikërisht në këtë periudhë të stinës së nxehtë. Zjarrfikës dhe banorë të zonës punuan për orë të tëra që të shuanin zjarret, por ishte e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe erës që ndihmonte flakët.
Vetëm sot është bërë i mundur vënia në punë e një helikopteri të Forcave të Armatosura që mund të ndikojnë në shuarjen e vatrave të zjarrit. Por situata kaotike dhe mungesës së përgatitjes së Emergjencave Civile ka ndikuar në përhapjen e zjarreve.