Shkenca prapa pse grupet Whatsapp janë të këqija për shëndetin tonë

Pas jetësimit të mini Schengenit ballkanik, Grenell vizitoi Beogradin e Tiranën
Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vizituar Shqipërinë ditëve të fundit. Ai të dielën ka njoftuar se gjatë vizitës është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Rrëfime ngjarjesh gjatë një dreke këtë të diel me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Instagram.
Paraprakisht, Grenell ka qëndruar edhe në Beograd. Vizita e tij, pason nënshkrimin e marrëveshjes për “Ballkanin e Hapur”, apo mini Schengeninin ballkanik, një projekt që Grenell dhe ish-administrata e ish-presidentit Trump e mbështesin fuqishëm.
Grenell, ka dalë tashmë hapur kundër qeverisë së re në Kosovë me në krye Albin Kurtin, përderisa një postim i tij për Vidovdanin, ku ai pozicionohet direkt kah historia dhe politika serbe në Kosovë, ka nxitur reagime dhe dyshime në Kosovë për pozicionin e tij politik në favor të interesave të lobit serb në SHBA.
Ndërkohë, zyrtarët e SHBA-së, kanë deklaruar tashmë se Grenell nuk përfaqëson shtetin amerikan, por përfaqëson vetëm veten e tij.
Disa ditë më parë Grenell qëndroi për disa ditë në Beograd të Serbisë. Ai postoi disa foto nga Beograd, si dhe një foto të veccantë me ministrin serb. të Financave, Sinisha Mali.
“Për herë ia kalohet mirë me Sinisha Mali”, do të shkruante Grenell.