
Burri i dehur tenton të hyjë në shtëpinë e ish-partneres nga dritarja, gati sa nuk vdiq (FOTO)
Ky është momenti tronditës kur një burë i dehur tenton që të hyjë në shtëpinë e ish-të dashurës nga dritarja, pasi ajo e dëboi. Thuhet se ata kanë qenë duke pirë së bashku, kur ai ka nisur që të bëjë gjeste të padëshiruara ndaj ish-partneres së tij.
Si pasojë, ata kanë nisur që të grindeshin dhe ajo ka vendosur që ta nxjerrë jashtë. Siç shihet nga fotot e publikuara nga policia e rajonit Kherson, burri ka ngecur në dritare. Teksa tentonte që të shtynte veten për të hyrë brenda, ai ka marrë disa lëndime në trup.

“The Sun” shkruan se policia e ka gjetur atë të varur në dritare “pa ndjenja” dhe “mezi po merrte frymë”. Gjithashtu edhe kur mjekët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë thënë se ai gati sa nuk vdiq nga mbytja dhe është dërguar menjëherë në spital.
Sipas policisë, burri ka qenë me fat, por veprimet e tij gati sa nuk i kanë kushtuar jetën. Madje thuhet se vetëm arritja e shpejtë e policisë në vendin e ngjarjes, i ka shpëtuar jetën atij.
