Mesfushori italian i ofrohet Barcelonës, por e duan vetëm 6% e tifozëve
Futbolli, pasioni i fëmijëve që reflektohet në rrugë
Fëmijët e dashuruar për futbollin në kontinentin afrikan shndërrojnë çdo vend që ata gjejnë të lirë në fushë futbolli, për të ndjekur hapat e futbollistëve të famshëm.
Pasioni i fëmijëve dhe të rinjve për futbollin reflektohet në rrugë në Senegal, vend në Afrikën Perëndimore.
Gjersa futbollistët e famshëm senegalezë si Sadio Mane, Kalidou Koulibaly, Demba Ba, Papiss Cisse, Ibrahima Toure dhe Moussa Sow luajnë futboll në shumë vende të botës, fëmijët e dashuruar për futbollin në kontinentin afrikan shndërrojnë çdo vend që ata gjejnë të lirë në fushë futbolli, për të ndjekur hapat e futbollistëve të famshëm.
Ëndrrat e fëmijëve senegalezë që luajnë në rrugët e ngushta ranore dhe ndonjëherë në fusha zbukurohen me dëshirat e tyre për të qenë futbollistë të famshëm si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar.
Korrespondenti i AA-së filmoi me dron fëmijët duke luajtur futboll në kryeqytetin Dakar dhe zonat rurale të vendit.
– “Dua të jem futbollist si Ronaldo”
Manassé Camille, një nga fëmijët, tha për AA se i pëlqen të luajë futboll dhe se e admiron futbollistin portugez Cristiano Ronaldo
“Golat e tij janë të bukur, talenti i tij është më i mirë se i Messit. Ai është shumë i shpejtë, shumë i fortë. Unë dua të jem futbollist si Ronaldo në të ardhmen”, tha Camille.
Lamine Diop, nga ana tjetër, tha se është tifoz i Neymarit dhe se ai dëshiron të bëhet futbollist i mirë.
Muhammad Ndiaye gjithashtu deklaroi se luan me këmbën e majtë dhe se kjo është arsyeja pse ai e pëlqen shumë Messin.