Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë
Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, kanë konfirmuar shkencëtarët e qeverisë amerikane.
Temperatura globale e sipërfaqes së tokës dhe oqeanit muajin e kaluar ishte 0.9 gradë C më shumë se mesatarja e shekullit të 20-të prej 15.8 gradë Celcius, kur filloi regjistrimi modern 142 vjet më parë.
Kjo temperaturë mbi mesatare ka thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në korrik të vitit 2016, sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (Noaa).
“Korriku është zakonisht muaji më i ngrohtë në botë i vitit, por korriku 2021 e tejkaloi veten si korriku dhe muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. Ky rekord i ri thekson rrugën shqetësuese dhe përçarëse që ndryshimi i klimës ka vendosur për globin,” tha Rick Spinrad, administrator i Noaa.
Tani ka shumë të ngjarë që 2021-shi të renditet ndër 10 vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, sipas Noaa.