Pogba i futet kinematografisë, francezi po xhiron një film ku edukon futbollistët e rinj
SHBA falënderon Kosovën: Dëshmoi lidership në nivel global
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë mirënjohëse Kosovës për vendimin që të ndihmojnë dhe strehojnë afganët që u morën nën mbrojtjen amerikane.
Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Kosova edhe një herë ka shfaqur lidership në nivel global.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falenderimet e mia më të thella për qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë e juaj për t’ju ofruar strehë partnerëve tanë afganë në udhëtimin e tyre drejt një jetë të re. Edhe njëherë, Kosova demonstron lidership në nivel global”, ka shkruar Kosnett.
Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan, të cilët janë në proces të aplikimit për viza migracioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova dhe Shqipëria që të pranojnë një pjesë të punëtorëve afganë që kanë punuar me forcat e huaja, mirëpo që tash ndihen të pasigurt pasi vendi është marrë nën kontrollin e talibanëve.
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë mirëpritur vendimin e Kosovës.