Shkenca prapa pse grupet Whatsapp janë të këqija për shëndetin tonë

Tjetër rekord i rasteve me COVID në Kosovë dhe 8 të vdekur
Në 24 orët e fundit janë shënuar 8 raste të vdekjes dhe nga 12,666 testime, 2,279 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025.
Gjatë ditës së djeshme janë dhënë 22,486 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687,553 doza të vaksinës, njoftoi MSH.
Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 18.287.
Nga fillimi i pandemisë e deri tash, janë gjithsej 127,627 raste që kanë rezultuar pozitive, 2,315 të vdekur, 107,025 të shëruar dhe 870,524 testime për COVID-19.
