Traditat shekullore të martesës në një Lubinjë të Prizrenit
Banorët në fshatin Lubinjë e Poshtme të Prizrenit në Kosovë, janë krenarë për traditat e tyre të martesës, të cilat mishërojnë identitetin e këtij vendbanimi. Ceremonitë martesore në këtë fshat bëhen sipas traditave mijëravjeçare dhe karakterizohen me ngjyrosjen e fytyrës së nuses, për ta siguruar kundër çdo fatkeqësie martesore.
1Një banore lokale ndihmon nusen, Sellma Demiroviq që të vishet me veshjet tradicionale, që përdoren në ceremonitë martesore në Lubinjën e Poshtme, fshat i banuar me boshnjakë etnikë. Ky fshat, që ka rreth 3.000 banorë gjendet në Malet e Sharit në afërsi të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
2Demiroviqit ia ngjyros fytyrën Aziza Sefitagiq, 73-vjeçare. Edhe pse kjo traditë është ruajtur nga shumë gjenerata, tani ajo është në prag të zhdukjes.
3Gratë në Lubinjë të Poshtme duke vallëzuar para nisjes së ceremonisë tradicionale të martesës.
4Sefitagiq nis procesin e ngjyrosjes së fytyrës së nuses, për t’u siguruar që dasma dhe as jeta martesore të mos përcillet me fat të keq. Ajo është ndër gratë e pakta në këtë fshat që di të bëjë këto dekorime dhe gjeneratat e reja duket se kanë pak interesim që të mësohen të bëjnë një gjë të tillë.
5Tre rrathët me ngjyrë ari simbolizojnë ciklet e jetës, rrathët e kuq janë për pjellori, ndërkaq pikat e kuqe dhe të kaltra thuhet se janë për t’u siguruar që nusja të ketë një familje të shëndetshme dhe të lumtur.
6Gratë e fshatit e ndihmojnë nusen të bëhet gati për ditën e saj të martesës.
7Një burrë nga fshati përgatit ushqime për dasmën.
8Para se të dalë nga shtëpia e saj, nuses i vendoset në kokë një kon mbi të cilën më pas vendoset velloja që ia mbulon fytyrën.
9Nusja me vello transportohet me kalë nëpër fshat, teksa nis ceremonia e martesës.
10Gratë e fshatit, të veshura me fustane tradicionale, duke vallëzuar në rrugët e fshatit.
11 Fytyra e Demiroviqit qëndron e mbuluar me vello deri në nisjen e ceremonisë martesore.
12Banorët e fshatit dalin në rrugë për ta parë ceremoninë martesore.
13Ngjyroja jashtëzakonisht e detajuar e fytyrës së nuses zbulohet vetëm kur çifti bën betimin gjatë dasmës.
14Demiroviq dhe bashkëshorti i saj Fejad Karadollami (i dyti nga e majta) duke vallëzuar.
15Dasmorët shijojnë ushqimet në tavolinat e shtruara në ambiente të jashtme.
16Perspektivat ekonomike të fshatit Lubinjë e Poshtme janë të zymta dhe – duke pasur parasysh që një e treta e banorëve të këtij fshati jetojnë në vende të Evropës – traditat shekullore të dasmave në këtë fshat tani rrezikojnë të zhduken. Dasmat tradicionale, sikurse ajo e Demiroviqit janë të rralla dhe dekorimet që bëhen në fytyrat e nuseve shumë shpejt mund të bëhen një gjë e së kaluarës.
REL