Vajzat shqiptare bllokojnë trafikun për të kërcyer në mes të rrugës (VIDEO)
Katër vajza në Tiranë kanë bërë një veprim të habitshëm ditën e djeshme.
Ngjarja ndodhi në zonën e Unazës së Re, ku ato ndaluan automjetin e tyre, një Mercedes Benz luksoz në mes të rrugës.
Ato dolën nga makina dhe 3 prej tyre filluan të kërcenin, ndërkohë njëra prej tyre priste në makinë, edhe ajo duke kërcyer.
Policia njofton se shoferja 21-vjeçare është gjobitur me 50 mijë lekë të reja.
Njoftimi i policisë
Nisur nga publikimi në media sociale, i një videoje ku shfaqej një shtetase, e cila nga verifikimi rezultoi se më datë 22.08.2021, kishte ndaluar automjetin në karrexhatë, në rrugën “Teodor Keko” dhe së bashku me pasagjeret që udhëtonin me të, kryente veprime të ndaluara në rrugë, duke krijuar një gjendje të rrezikshme dhe bllokim të trafikut, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pasi identifikuan zonën dhe të dhënat e automjetit, bënë të mundur konstatimin dhe shoqërimin e automjetit, si dhe procedimin penal të drejtueses, shtetases V. D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pasi rezultoi e papajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu, kjo shtetase u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, për veprime të ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe procedimin e personit përgjegjës që i ka besuar mjetin shtetases së papajisur me leje drejtimi