Aksident me 5 të vdekur/ Furgoni në Muzinë u përplas me një Jeep (VIDEO)
Pesë persona humbën jetën në një aksident në Qafë-Muzinë, ditën e sotme.
Mikrobusi i linjës Tiranë – Sarandë, u përplas me një automjet Land Rover, ra nga ura dhe përfundoi në greminë.
Numri i viktimave u konfirmua për Euronews Albania nga autoritetet në Gjirokastër.
Sipas INSTAT, në shtatëmujorine parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve në vendin tonë është 1,050 persona. Ndërsa numri i të vdekurve nga aksidentët rrugore për të njëjtën periudhë kohore është 118.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Sarandë-Gjirokastër.