ShBA-ja i dhuron FSK-së 55 automjete të blinduara
55 automjete të blinduara ushtarake i janë dhuruar Kosovës, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Automjetet e dhuruara janë prezantuar në Kazermën “Adem Jashari”, ku, përveç komandatëve të FSK-së, kanë marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj e zyrtarë të tjerë.
Presidentja Vjosa Osmani tha se dhurimi i këtyre automjeteve është dëshmi se ShBA-ja ka qenë gjithmonë pranë Kosovës. Madje ajo ka garantuar se do të mbështesin çdo iniciativë të shtetit më të fortë ne botë, duke përmendur këtu strehimin e afganëve.
Këto pajisje tha ajo do t’i ndihmojnë ushtrisë të zgjerojë kapacitet, madje ka kërkuar që Kosova të pajiste edhe me helikopterë, duke kërkuar ndihmën e të gjithëve.
“Është ditë e veçantë për popullin e Kosovës ngase ShBA-ja po dhuron forcave tona 55 mjete ushtarake në vlerë të madhe që të thellohet ndërveprimi i ushtrisë sonë me forcat aleate”.
“Jam e lumtur që po jetësohet ëndrra jonë që ushtria jonë të ushtroj kapacitete operacionale. Shpreh mirënjohje për presidentin Biden, Ambasadorit Kosnett e popullit amerikan”.
“Ne u jemi përjetësisht mirënjohës dhe nuk do të rreshtin kurrë së ofruari dorën tonë të ndihmës siç po bëjmë me strehimin e afganëve”, tha ajo.
“Këto pajisje do të ju ndihmojnë që të zgjeroni edhe më tej kapacitete tuaja, aftësisë operacione të rrihen dukshëm dhe bashkë më ShBA-në të jemi garantues të paqes”.
“Shpresoj që faza e ardhshme të ofrojë helikopter që mungojnë në Kosovës. Kërkojë ndihëm e aleatëve tanë për tu pajisur me këto edhe forca jonë. Sa më shpejt do ta mbyllim fazën e transformimit”.
Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, ka thënë se vendi është duke u përballur me sfida e vështirësi si rezultat i pandemisë globale.
Kurti ka shtuar se institucionet janë duke u angazhuar maksimalisht që kjo valë e radhës me variantin Delta të kaloj me sa më pak jetë të humbura dhe sa më pak pasoja për qytetarët dhe ekonominë.
“Pavarësisht kësaj gjendje të rënduar, Republika jonë vazhdon të mbetet e përkushtuar që të punoj bashkë me aleatët dhe partnerët për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale e globale. Vendi ynë po mirëpret refugjatët afganë, po mbështet ushtarakisht paqen në Lindjen e Mesme, dhe vendet e rajonit me fatkeqësisht natyrore. Në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të ushtrisë tonë, rol të rëndësishëm luan partneri ynë i pazëvendësueshëm strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti.
Ai shtoi se mbështetja me automjete të blinduara nga SHBA-të është vetëm njëra nga shumë fusha ku SHBA-të po kontribuojnë për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit dhe popullit tonë.
“Në emër të qeverisë i shpreh falënderime dhe u jemi mirënjohës ShBA për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyeshme për zhvillimin e sistemit të mbrojtës së vendit tonë
Qeveria e Kosovës mbrojtjen e territorit dhe sovranitetin e republikës e sheh si interes vital shtetëror, dhe në këtë aspekt përkrahjen e FSK e trajton me prioritet të veçantë. FSK ka dëshmuar se i ka më të mëdha aftësitë sesa mundësitë”, tha Kurti.