Shkenca prapa pse grupet Whatsapp janë të këqija për shëndetin tonë

Bugajski: Projekti “Serbia e Madhe” sërish është aktual
Analisti i njohur, Janusz Bugajski ka folur në lidhje me tensionet dhe zhvillimet në Malin e Zi dhe rolin e Serbisë në këto përshkallëzime.
Më e rrezikshmja për rajonin është fakti që projekti i “Serbisë së Madhe” sërish është aktual, ka thënë ai.
Fushata, sipas tij, po zhvillohet mbi 3 parime: fshehtësia, fleksibiliteti dhe durimi.
Objektivat kryesore jane: Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. Në Malin e Zi kemi të bëjmë me minimin e sovranitetit, sepse Beogradi nuk pranon kombin malazez dhe as Malin e Zi si shtet te pavarur, thotë Bugajski.
Gjithashtu i rëndësishëm, sipas tij, është edhe neoimperializmi rus, për të cilin Ballkani është pikë e rëndësishme, ndërsa Beogradi është instrumenti kryesor i Moskës për destabilizimin e rajonit.
Rusia në vitin 2016 ishte e ndërlidhur në përpjekjen për grusht-shtet në Malin e Zi.
Bugajski, mes tjerash kërkon që administrata e Presidentit Biden duhet të përfshihet sa më parë në këto zhvillime marrë parasysh rolin në rritje të Rusisë e Serbisë.