Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni
Priftërinjtë serbë këndojnë “kur ushtria kthehet në Kosovë”/ Reagime në Prishtinë, akuza për fashizëm
Në ceremoninë e shugurimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije priftërinjtë kënduan një këngë, në tekstin e së cilës thuhej edhe “kur ushtria kthehet në Kosovë”.
Në një situatë të tensionuar në Cetinje, policia po përdorte gaz lotsjellës para manastirit ndaj qytetarëve që po protestonin paqësisht.
Lidhur me këtë kanë ardhur edhe reagimet nga politikanët e Kosovës.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj me një shkrim në Twitter ka thënë se, kjo këngë është bërë nga Rusia dhe se është interpretuar nga përfaqësuesit e tyre në Mal të Zi.
“Forcat më të errëta të fashizmit, të udhëhequra nga Kisha Serbe po kthehen në Malin e Zi! Kënga për kthimin e ushtrisë serbe u bë nga Rusia dhe u interpretua nga përfaqësuesit e tyre në vend”, ka reaguar Hoxhaj.
Serbia dhe Kisha Ortodokse janë duke provuar që të nxisin tensione në Mal të Zi, të cilat sipas disa analsitëve mund të qojnë edhe në luftë civile.
Sipas informacioneve të fundit, nga protestat e zhvilluara atje, janë plagosur të paktën tetë persona si dhe një person është arrestuar për sulmin ndaj një zyrtari dhe janë plagosur dy policë.
Trazirat në Cetinje për shkak të fronëzimit të Mitropolitit po vazhdojnë që nga dje, dhe ato vazhduan herët në mëngjes.
Ndërkohë qytetarët vazhduan të protestojnë edhe pse kurorëzimi kishte mbaruar.
Duhet kujtuar se organizatat dhe shoqatat kombëtare malazeze, pothuajse e gjithë opozita dhe Komuna e Cetinje kërkuan nga Kisha Ortodokse Serbe që të zhvendoste fronëzimin e Mitropolitit në disa tempuj në qytete të tjera malazeze.