Lindberg: Rusia bllokoi GPS-ët, përdor Bjellorusinë e Wagnerin në luftën hibride
Merret vendimi: Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor
Procesi mësimor është vendosur të shtyhet edhe për dy javët e ardhshme, ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci.
Përmes Facebook, Nagavci ka thënë se i ka informuar mësimdhënësit lidhur me rekomandimet e fundit të IKSHPK-së për shtyrjen e mësimit, duke thënë se të njëjtat do të respektohen për shkak të shëndetit.
“Me shpresë se pas dy javësh gjendja do të stabilizohet dhe procesi mësimor të nis ashtu siç kishim planifikuar, pra me prezencë fizike, mësimdhënësve ju dëshiroj shumë suksese gjatë këtij trajnimi dhe në vitin e ri shkollor”, ka shkruar ajo tutje.
“Dy vitet e fundit kanë qenë jo të lehta për arsimin. Të gjitha raportet në botë flasin se humbjet e shkaktuara në procesin arsimor si pasojë e pandemisë kanë qenë të mëdha e edhe viti i ri shkollor do të jetë me shumë sfida, andaj dhe duhet shumë punë, bashkëpunim e angazhim i të gjithëve për t’i kompensuar humbjet e përmirësuar rezultatet”, thuhet tutje.
Ministrja e Arsimit ka theksuar se do jenë në përkrahje të mësimdhënësve me qëllim të avancimit sa më të mirë të tyre.
Udhëheqës i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, është deklaruar pra masave të parapara për shtyrjen e procesit mësimor.
Ai ka thënë KOHËS se në rast që edhe pas dy javësh gjendja pandemike vazhdon të jetë e njëjtë, duhet diskutuar që procesi të kalojë në mësim online, në mënyrë që të mos ketë humbje të vazhdueshme.