“Buzëqeshin” Milani dhe Juventusi, Zirkzee kushton më pak seç mendohej
Të gjitha masat e reja: Mbetet ora policore, shtohet mbyllja e çerdhjeve
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka prezantuar sot masa të reja antikoronavirus, ndërsa dhe njëkohësisht ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen sa më shpejtë.
Vitia bëri të ditur se disa masa të miratuara në të kaluarën mbesin akoma në fuqi, njofton Klankosova.tv.
”Një pjesë e masave do të vazhdojë edhe dy javë të tjera deri më datën 26 shtator të këtij viti. Kurse një pjesë do të shtohen, ashtu siç kemi paralajmëruar edhe para dy jave”.
- Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor, dhe të qëndrimit ditor, pezullohen deri më datë 26 shtator 2021.
- Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar.
- Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucionet parashkollore dhe me dy prindër të punësuar, njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13-26 shtator 2021.
- Studentët në mënyrë që t’ju mundësohet regjistrimi në konvikt, duhet të posedohet njërën nga dëshmitë e cekura: certifikata e vaksinimit, testi real time PCR apo testi serologjik.
- Studentët në institucionet publike dhe universitare duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e cekura, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objektin e institucionit.
- Në institucionet publike dhe private deri më datën 26 shtator 2021, vazhdohet obligimi që të paraqitet në punë vetëm stafi esencial ndërsa stafi joesencial obligohet të punojë nga shtëpia.
- Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga 22:00 deri në ora 5.00.
- Kurse nga 26 shtator klientët dhe stafi, në qendrat tregtare, qëndrat e thirrjeve apo Call Center dhe disa aktivitete të tjera që paraqesin rrezik të shtuar të paraqitjes së virusit, duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e përmendura, që t’ju lejohet hyrja në këto hapësira.
- Bibliotekat lejohet të punojnë duke shfrytëzuar vetëm 30% të kapacitetit të hapësirës së objektit ku përveç maskës dhe distancës fizike, të gjithëve do t’ju kërkohet njëra prej dëshmive të lartë cekura.
MBYLLEN ÇERDHET
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim në mbledhjen e sotme mbylljen e plotë të çerdheve në vend.
“Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri më datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar”, thuhet në masat e reja që u diskutuan në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencë për media i ka kumtuar masat e reja.
“Ditët e fundit ishim dëshmitarë të përmirësimit të situatës, me rënie të personave të infektuar. Gjatë kësaj jave është shënuar edhe rënie në numrin e të hospitalizuarve. Përkundër fillimit të stabilizimit të situatës me pandeminë, kemi akoma numër të lartë të vdekjeve nga Sars-COV2. Për disa ditë me radhë pozitiviteti në testime ka qenë nën 10 për qind, që jep shpresë, por situata mbetet e ndjeshme. Jemi në një stad kur ka rënie të numrave, por situata epidemiologjike mbetet e paqëndrueshme. Pavarësisht se janë shtuar kapacitetet spitalore, rreziku për hospitalizomë në numër të lartë nuk ka kaluar ende. Janë bashkuar mbi 1000 punonjës shtesë shëndetësorë. Kjo javë ka qenë me shumë aktivitete e takime në lidhje me masat e reja, që pritet të hyjnë në fuqi nga nesër më 13 shtator. Në takimet e shumta, u konstatua se përkundër përmirësimit duhet vazhduar me disa masa që kanë qenë në fuqi, e të ndërmerren disa masa shtesë për të ruajtur shëndetin publik”, ka thënë Vitia në konferencë për media.
Ai ka shtuar se ndër masat e reja është mbyllja e institucioneve parashkollore e qëndrimeve ditore, shtyrja e fillimit të mësimit për dy javë, ndalimi i mësimit me prezencë fizike në universitete.
Po ashtu studentët për t’iu mundësuar regjistrimi në konvikt, duhet të kenë certifikatë vaksinimi, test PCR apo serologjik.
MASHTI nuk e përjashton opsionin e mësimit online
Zëvendësministrja e MASHTI-t, Edona Maloku Berdyna, ka deklaruar se mësimi online është opsion, mirëpo bazuar në humbjet e mëdha që janë shkaktuar, rikthimi në shkolla me prani fizike pas dy javësh do ishte veprimi më i duhur.
“Mësimi online është njëri ndër skenarët që e kemi detajuar në udhëzues. Synimi ynë mbetet që megjithatë, rikthimi të jetë në shkolla dhe i sigurt. Mësimi online është opsion por duam që ky të jetë më tepër përjashtim nga vendimi sesa vendim”, ka thënë ajo para mediave.
TË GJITHA MASAT E QEVERISË: