Nëse Shqipëria do sul’mohej si Ukraina, sa kohë do rezistonte me ar’matimet e veta?
Opozita tha se nuk bën fushatë, por vazhdon me fushatë dhe mosrespektim të masave
Partitë opozitare, PDK, LDK e AAK, thanë se nuk do të zhvillojnë fushatë elektorale për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit. Sipas tyre, pesë ditë fushatë janë të mjaftueshme, por në fakt, shumë nga kandidatët opozitar për kryetar të komunave kanë nisur fushatën tash e disa javë rresht.
Së fundmi, ishte Sami Lushtaku, ai i cili sfidoi jo vetëm masat antiCOVID, por edhe vet shtetin. Lushtaku mbetet i paprekur nga inspektorët dhe policia, përderisa qyutetarët e Kosovës po gjobiten çdo ditë.
Lushtaku i PDK-së, ka vazhduar fushatën në fshatin Klinë e Poshtme dhe në Abri të Skënderajt, ku është takuar me dhjetëra simpatizantë të PDK-së në këto fshatra.
Në fotografitë e publikuara nga vetë ai, shihet Lushtaku me dhjetëra simpatizantë të PDK-së, në oda e në salla, duke mos respektuar asnjë masë antiCOVID.
Kjo nuk është hera e parë që Lushtaku, por edhe Ramush Haradinaj i AAK-së, nuk duan të dëgjojnë për Ligjin dhe për masat e Qeverisë kur janë në pyetjet mbledhitë me simpatizantët e partive të tyre.
Hiq keq, këtë muajin e fundit nuk e ka lënë fushatën as Përparim Rama i LDK-së i cili po ashtu nuk e ka ndalë në asnjë moment fushatën. Mjafton të hyni në faqen e tij në Facebook ku shihet se nuk bëhet fjalë për fushatë pesëditore, përkundrazi, një fushatë e filluar ende pa u shpallë zyrtarisht. Por, për dallim nga Lushtaku, Rama në shumë aktivitete shihet me maskë, e në disa tubime të fundit edhe duke respektuar distancën. Megjithatë, fushata e tij, e dematon liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun se LDK nuk do të bëjë fushatë fare apo do të bëj vetëm pesë ditë.