Një javë pas sulmit ndaj forcave amerikane, Pentagoni: S’ka shenja se Hamasi do të sulmojë
4 të vdekur e 45 raste të reja pozitive me koronavirus
Katër persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ndërkohë, nga 3.380 mostra të marra, 45 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus apo 1.33 për qind.
Dy raste me fatalitet janë nga Prishtina, ndërsa nga një janë në Pejë e Ferizaj.
Dy të vdekur janë të moshës mbi 80-vjeçare, ndërsa nga një janë të grupmoshave 70-79 vjet e 50-59 vjet.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 160.072 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2953 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar 298 persona, kurse numri i rasteve aktive është 2.928.
Gjithashtu në 24 orët e fundit, janë administruar 15.910 vaksina anti-COVID. Numri total i dozave të dhëna është 1.328.825.