“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Si të kontrolloni nëse jeni në listë të zezë për Spam
Marketingu me email ka evoluar në të kaluarën e afërt, falë përparimeve në proceset e targetimit dhe klasifikimit të kontakteve, gjë që u mundëson kompanive të dërgojnë me shpejtësi dhe me efikasitet materiale të personalizuara të marketingut tek audienca e synuar.
Me një potencial të tillë të përdorimit të postës elektronike për të rritur fitimet, është thelbësore të siguroheni që po maksimizoni praktikat më të mira të marketingut me email. Mosrespektimi i praktikave më të mira mund të bëjë që IP adresa juaj të shënohet si Spam.
Kuptimi i listës së zezë të IP (IP Blacklisting)
Pasja juaj e IP-së në listën e zezë [ang. blacklist] mund të jetë një përvojë stresuese, veçanërisht kur veprimtaria e biznesit tuaj varet nga marketingu me email.
Kur dërgoni email, lidheni me serverin tuaj SMTP i cili nga ana tjetër lidhet me serverin marrës [ang. recipient server]. Server marrësi do të kontrollojë listat e zeza sa herë që ka një tentim për lidhje. Nëse serveri juaj SMTP është në listën e zezë – ai do të refuzojë lidhjen dhe nuk do të bëjë asnjë përpjekje për të dërguar emailin.
DNSBL
Një listë e zezë është një listë e domeneve ose IP adresave që janë shënuar si burime të postës së padëshiruar [ang. spam], të referuara zakonisht si Lista e Zezë e Sistemit të Emrit të Domenit [ang. Domain Name System Blacklists – DNSBL].
Sot, IP adresat e serverave që dërgojnë email të pakërkuar [ang. unsolicited] janë identifikuesit më të dobishëm që ndihmojnë në parandalimin e postës së padëshiruar. Prandaj, masa e parandalimit që zbatohet shpesh nga administratorët e serverit të postës është bllokimi i këtyre adresave ‘të këqija’ të IP-së.
Ka disa lista të DNSBL në internet në dnsbl.info. Këto lista menaxhohen nga individë ose organizata (ose grupe) të ndryshme. Dhe meqenëse listat janë të lehta për t’u kërkuar, çdokush mund të kërkojë dhe të shikojë adresa IP të lidhura me postë të padeshiruar dhe postë elektronike.
Është e rëndësishme të theksohet se çdo DNSBL ka grupin e vet të rregullave dhe përqendrohet në kategorinë specifike të abuzimit, me postën e bezdisshme që është kategoria më e zakonshme e abuzimit. Sidoqoftë, një listë e zezë gjithashtu përqendrohet në botnet, malware, hacking, ose Tor exit nodes.
DNSBL-të e ndryshme përdorin metoda të ndryshme për të mbledhur këto IP adresa, duke përfshirë botnet analysis, honeypots, mailtraps, si dhe informacionin e burimeve të crowdsourcing nga klientët pjesëmarrës të postës elektronike.
Si e dini nëse IP adresa juaj është në listën e zezë për postë të padeshiruar (Spam)?…
Ky është një artikull i botuar më parë në blogun e Hostinkos. Vazhdo leximin në blog: https://bit.ly/3hPO1DQ