“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Plumbat drejt autobusit i morën jetën të dyve/ Ledioni dhe Genta ishin miq të ngushtë, videot prekëse
Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, njëri 16 dhe tjetra 17 vjeç, janë dy nxënësit që humbën jetën në mënyrë tragjike në autobusin e sulmuar me kallashnikov të premten në mbrëmje.
Ngjarja e ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit, tronditi mbarë opinionin publik, mbetet ende një enigmë e pazgjidhur nga policia kosovare.
Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për secilin qytetar që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë.
Jeta e Ledionit dhe Gentianës u ndërpre në mes ashtu papritur duke i lënë në gjysmë ëndrrat e tyre dhe duke copëtuar zemrat e familjarëve.
Dy të rinj plot energji, siç shonë shokë e të afërm, gjë që e reflektonin edhe në videot e postuara në TikTok.