Mesfushori italian i ofrohet Barcelonës, por e duan vetëm 6% e tifozëve
Dyshime për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
Një person, i paidentifikuar, ka thirrur Policinë përmes telefonit dhe ka thënë se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Policia ka dhënë detaje lidhur me këto dyshime, duke konfirmuar se një person i panjohur kishte telefonuar rreth orës 14.00.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, thekson Policia e Kosovës.
Në Stacionin e Autobusëve ka një fluks mjaftë të madh të njerëzve gjatë gjithë ditës.
Por, sidoqoftë, ende nuk është konfirmuar nëse me të vërtetë ka mjete shpërthyese të vendosura atje, apo ky person vetëm ka bërënjë tallje që mund t’i kushtojë me burg pasi që ka shkaktuar huti dhe rrezik të përgjithshëm.