Një lugë vaj ulliri në ditë mund të ulë rrezikun e vdekjes nga demenca me
Shënohen 4 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Nga 1.983 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.988. Në total numri i rasteve aktive është 321.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës. Deri më sot 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.