Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni
Vendet europiane me cilësinë më të mirë të jetesës, sipas emigrantëve
Vendet europiane ndoshta nuk janë aq të njohura për të qenit miqësorë me të huajt, por kjo nuk vlen për cilësinë e jetesës.
InterNations – rrjeti më i madh global i emigrantëve – ka krijuar platformën udhëzuese Expat Insider. Ata kanë biseduar me emigrantë në të gjithë botën për të zbuluar më shumë të dhëna për jetesën e tyre. Në një raport me 59 vende, Expat Insider 2021 zbulon vendet europiane më të mira për cilësinë e jetës.ADVERTISING
Shtatë nga dhjetë destinacionet kryesore në indeksin e cilësisë së jetës ishin në Europë.AUSTRIA
Në vend të parë u rendit Tajvani, ndjekur nga Austria (e cila u rendit në vendin e 28-të përsa i përket kategorisë së lumturisë personale). Megjithatë, Austria u rendit e dyta në kategorinë e udhëtimeve dhe transportit dhe e pesta në seksionin e mjedisit.
95% e të anketuarve nga Austria ishin të kënaqur me mundësitë e udhëtimit (krahasuar me 84% në nivel global), ndërsa 82% e konsiderojnë kujdesin shëndetësor të përballueshëm (krahasuar me 61% globalisht).PORTUGALIA
Portugalia u rendit në vendin e tretë, ndërsa qëndron ne krye të të gjitha vendeve europiane kur bëhet fjalë për shtetet ku banorët janë miqësorë me të huajt. 96% e përshkruajnë Portugalinë si “paqësore”.
Top10 vendet me cilësinë më të mirë të jetesës për vitin 2021, sipas Expat Insider:
1. Tajvani
2. Austria
3. Portugalia
4. Finlanda
5. Kanadaja
6. Australia
7. Republika Çeke
8. Spanja
9. Zvicra
10. Danimarka