Pse e kanë emrin Shallvare pallatet në mes të Tiranës dhe cilat ishin familjet e
42 raste pozitive me COVID, prej tyre 8 me Omikron
Nga 3.561 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 sot në Kosovë dhe nga 30 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 8 raste me variantin Omikron (5.1.1.529). Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.041. Në total numri i rasteve aktive është 453.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.018 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.673.578 doza të vaksinës. Deri më sot 782.696 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.