Pogba i futet kinematografisë, francezi po xhiron një film ku edukon futbollistët e rinj
Besoni apo jo: Macet shpallen zjarrëvënëset kryesore të shtëpive në këtë shtet
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë dhënë një mesazh për pronarët e kafshëve shtëpiake në Seul: Kujdes, macja juaj mund t’ju djegë shtëpinë.
Paralajmërimi vjen ndërsa Zyra e Zjarrit dhe Fatkeqësive të kryeqytetit vlerësoi se më shumë se 100 zjarre gjatë tre viteve të fundit kanë për shkaktare macet, shumë prej të cilave arritën të ndezin sobat elektrike me putra.
“Zjarret e nisura nga macet po vazhdojnë të raportohen këto ditë”, tha Chung Gyo-chul, një zyrtar që punon në departamentin e zjarrfikësve për Korea Herald. “Ne këshillojmë pronarët e kafshëve shtëpiake që të kushtojnë vëmendje shtesë pasi zjarri mund të përhapet gjerësisht kur askush nuk është në shtëpi”.
Sipas autoriteteve, 107 zjarre të shkaktuara nga macet u regjistruan midis janarit 2019 dhe nëntorit 2021. Gati gjysma e tyre u ndezën kur pronarët ishin jashtë shtëpisë, thanë zyrtarët. Në incidentet e regjistruara kanë mbetur të plagosur katër persona, ndërsa shpesh vetë kafshët shtëpiake nuk kanë mbijetuar.
Zjarret e shkaktuara aksidentalisht nga kafshët shtëpiake nuk janë problem vetëm në Korenë e Jugut. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pothuajse 1000 zjarre në shtëpi çdo vit shkaktohen nga kafshët shtëpiake, sipas Shoqatës Kombëtare të Mbrojtjes nga Zjarri, megjithëse mbetet e paqartë se sa përqind e këtyre flakëve janë shkaktuar nga macet.