Fushata “e pacipë” e sabotimit të Rusisë përshkallëzohet në të gjithë Evropën
Stoltenberg: NATO ka mjete për të parandaluar konfliktet në Ballkan
NATO ka vënë re rritje të tensioneve në muajt e fundit në Bosnje dhe Kosovë, ndërsa po mendon edhe për mjetet që ka në dispozicion për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të këtyre tensioneve në konflikte të armatosura.
“Së fundmi kemi parë rritje të tensioneve si në Kosovë ashtu edhe në Bosnjë e Hercegovinë, me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që punojnë për ta minuar progresin. NATO do të vazhdojë ta promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë punën e përditshme të misionit tonë të KFOR-it të mandatuar nga OKB-ja në Kosovë dhe zyrave tona në Sarajevë dhe Beograd”, tha në një intervistë për mediat malazeze Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kreu i NATO-s u shpreh se arma kryesore e Aleancës është diplomacia, duke kujtuar këtu reduktimin e ndjeshëm të trupave ushtarake në Bosnje. Ai u shpreh i sigurtë se NATO ka në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme për të ushtruar detyrat e saj që lidhen me sigurinë e aleatëve dhe të Ballkanit.
Stoltenberg iu shmang pyetjeve në lidhje me tensionet me Rusinë dhe armatosjen e Serbisë me armë ruse në Ballkan, duke deklaruar se NATO po punon ngushtë me Bashkimin Evropian për të përmbushur misionin e vet.