Pse e kanë emrin Shallvare pallatet në mes të Tiranës dhe cilat ishin familjet e
U rrëmbye nga trafikantët kur ishte 4 vjeç, ribashkohet me nënën pas 33 vitesh
Ndonjëherë mrekullitë ndodhin dhe nuk mbetet tjetër veçse t’i shijosh.
Historia e Li Jingëei nga Kina është si një skenar filmi. Siç shkruajnë mediat e huaja Li ishte vetëm katër vjeç kur u rrëmbye nga disa trafikantë fëmijësh. Por merkullia e tij do të vinte pas 33 vitesh kur ai të bashkohej sërish me të ëmën, pasi vizatoi një skicë të fshatit të lindjes.
Më 24 Dhjetor, ai ngarkoi skicën e fshatit, siç e mbante mend, në një aplikacion kinez.
Policia ishte në gjendje ta “përputhte” hartën me një fshat të vogël ku një grua kishte raportuar djalin e saj të zhdukur. Ndërkohë që pas një testi të ADN-së, rezultoi se ai ishte me të vërtetë djali i saj dhe të dy u ribashkuan pas 33 vitesh të shtunën e kaluar.