Pogba i futet kinematografisë, francezi po xhiron një film ku edukon futbollistët e rinj
“Do pushtojmë Prizrenin”/ Serbët marshojnë rrugëve me këngë ultra-nacionaliste (VIDEO)
Rrugët e Novi Pazarit janë mbushur sot nga protestues serbë. Këta të fundit nuk kanë ngurruar të këndojnë këngë nacionaliste.
Nacionalistët etnikë serbë u panë duke kënduar së bashku një këngë popullore serbe. Kënga në fjalë bën thirrje për pushtim të disa prej qyteteve kryesore të shteteve fqinje të Serbisë, u bën thirrje serbëve të pushtojnë Prizrenin, Dubrovnikun, Cetinjen dhe Nevesinjen.
Sipas disa komentuesve, këto janë të njëjtat këngë që këndoheshin në marshimet e ushtrisë serbe gjatë luftërave dhe gjenocidit ndaj popujve të ish-Jugosllavisë.