Aspekte të Urbanistikës dhe Arkitekturës së qytetit të Prishtinës gjatë shekujve XVI–XIX
Tërmet i fuqishëm në Greqi, dridhen edhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Kosova
Një tërmet prej 5.5 shkallësh të Rihterit goditi Greqinë mbrëmjen e 9 janarit. Ky tërmet i fuqishëm u ndje edhe në shtetet fqinje, përfshirë edhe Kosovën.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte 4 kilometra në verilindje të Florinës në Greqi dhe 119 kilometra në lindje të Elbasanit në Shqipëri.
Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Thellësia e tërmetit që goditi në orën 21:43 ishte 10 kilometra.
Ende nuk ka raportime për dëme eventuale nga tërmeti.
Në fakt epiqendra e tërmetit ishte në Greqi, por lëkundjet ishin aq të forta sa u ndjenë edhe në vendin tonë.
Sipas të dhënave nga institucionet përkatëse janë ndjerë 4 lëkundje brenda 30 minutave.
Tërmeti i parë ra në Detin Adriatik dhe ishte 2.3 ballë, ndërsa 3 lëkundjet e tjera në Greqi, përkatësisht 5.5, 3.5 dhe 4.8.
Një lëkundje e tokës është ndier edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.
Sipas faqës Last Quake, lëkundjet në Tiranë janë 2.3 shkallë të Rihter.
Një video e postuar nga Besa Kokëdhima shihet se lëkundjet në kryeqytetin shqiptar kanë qenë mjaft të forta.
IGJEUM: Tërmeti ishte 6 ballë! Po verifikohen dëmet
IGJEUM thotë se tërmeti me epiqendër në kufirin mes Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kishte një fuqi prej 6 ballësh.
Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.
Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate”, thuhet në deklaratën e institutit.