Ku u fshehën pas vdekjes eshtrat e Skënderbeut? Enigma sipas Moikomit dhe një letër e
Zjarr në Nju Jork, 9 fëmijë mbetën të vdekur
Të paktën 19 persona, përfshirë këtu nëntë fëmijë, kanë vdekur pas një zjarri në një bllok apartamentesh në Nju Jork.
32 persona të tjerë u dërguan në spital, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike, sipas kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams.
Komisioneri i departamentit të zjarrfikësve, Daniel Nigro tha se ata kishin gjetur viktima “në çdo kat” të ndërtesës 19-katëshe, duke e përshkruar zjarrin si “të paprecedentë”.
Flakët vijnë disa ditë pasi një zjarr në një apartament në Filadelfia vrau 12 persona. Tetë fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.
Zjarri i së dielës shpërtheu në katin e dytë, ose të tretë rreth orës 11:00 me orën lokale. Tymi u përhap më pas në çdo kat, u tha gazetarëve komisioneri Nigro. “Gjetëm viktima në çdo kat në shkallët dhe po i nxirrnin jashtë në arrest kardiak për shkak të bllokimit të frymëmarrjes,” tha ai.