Rezoluta për Srebrenicën, Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar,
Kadri Veseli në Mitrovicë nën masa të rrepta të sigurisë (FOTO)
Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në Mitrovicë.
Para shtëpisë janë parë bashkëshortja e Veselit, Violeta Veseli dhe fëmijët.
Veseli është kapur nga kamerat duke zbritur nga vetura.
Siç raportojnë disa media, thuhet se Veseli është liruar përkohësisht nga Haga, ku me të arritur në Kosovë fillimisht ka shkuar drejt tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës e cila ndërroi jetë para dy ditësh.
Kujtojmë se ditë më parë Kadri Veselit i ka vdekur nëna në moshën 93 vjeçare.