Jeta familjare e Zlatanit: Bashkëshortja ime lan e gatuan, kam qarë shumë për Raiolan…
Rritet numri i infektimeve me COVID-19, këto janë rastet për sot
Nga 8.460 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 sot në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.142. Në total numri i rasteve aktive është 1.780.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës. Deri më sot 790.175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.