Jeta familjare e Zlatanit: Bashkëshortja ime lan e gatuan, kam qarë shumë për Raiolan…
BE-ja i kërkon Kurtit të lejojë referendumin e Serbisë në Kosovë – Kurti i tregon rregullat
Pas kërkesës, por edhe ankesës së Serbisë që ndërlidhej me vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, Bashkimi Evropian ka “intervenuar” duke i kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të lejoj këtë referendum edhe në Kosovë.
Andaj, Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të diskutuar pikërisht në lidhje me këtë referendum.
“Në telefon me Borrellin, ripërsërita qëndrimin tonë se serbët e Kosovës me dyshtetësi mund të votojnë në referendum me postë apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë”, është shprehur Kurti.
“Mbajtja e referendumit të një shteti tjetër në territorin e një shteti sovran nuk është praktikë e pranueshme nga ndonjë vend demokratik”, ka thënë Kurti.
Kështu që Serbisë, i mbetet që si alternativë të pranojë kushtet e Kurtit për organizimin e referendumit vetëm në formën si e lejojnë edhe shtetet tjera sovrane.