Ambasadori amerikan në Reçak: Askush të mos e harroj dhe as mohojë atë që ndodhi këtu
Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e mban mend shumë mirë 15 janarin e vitit 1999 kur në Recak u masakruan 45 shqiptarë.
Nga aty ai ka përmendur përpjekjet e Serbisë për ndryshim të së vërtetës dhe mohimin që i bëhet asaj që ka ngjarë 23 vjet më parë.
“Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë dhe keqinterpretuar faktet rreth mizorisë që ndodhi këtu. Siç ka thënë Bill Clinton: Ky ishte një akt i qëllimshëm që synonte të mbillte frikë”, është shprehur Hovenier.
“Mohimi dhe glorifikimi i krimeve e kthen prapa rajonin. Paqja dhe drejtësia vinë nga pranimi i krimeve të së kaluarës. Kjo është jetike që krimet e tilla të mos ndodhin. Pranimi i së vërtetës është vetëm hapi i parë i drejtësisë”.
“Askush të mos e harroj dhe as mohojë atë që ndodhi këtu. Kjo ishte arsyeja se pse SHBA dhe aleatët u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës, të civilëve të pambrojtur dhe në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Besojmë se të gjithë popujt meritojnë të jetojnë në liri dhe të sigurt”.
Hovenier nder të tjera ka cituar një Martin Luter King, liderit amerikan për të drejtat e njeriut “Padrejtësia diku, është kërcënim për drejtësinë kudo”.
KURTI: MASAKRA E REÇAKUT ËSHTË DATË VENDIMTARE PËR SHTETIN, DUAM DREJTËSI
Kryeministri i vendit Albin Kurti, në 23-vjetorin e Masarës së Reçakut, tha se historia e vendit nuk mund të shkruhet pa dëshmitë nga ajo që ndodhi në këtë fshat në vitin 1999. Sipas tij, ajo që ndodhi në Reçak nuk mund të harrohet e as të rishkruhet, duke shtuar se ky vend është datë vendimtare për shtetin.
Prandaj ai ka thënë se për gjenocid e shkaktuar në këtë masakër dhe 400 të tjera nga policia paramilitare serbe duan vetëm drejtësi.
“Kujtesa jonë është e prekur përjetësisht sepse tmerrin e kanë jetuar njerëzit tanë. Me 15 janar Reçaku u gjet i rrethuar nga policia paramilitare serbe. Vranë 45 civil mes tyre gra e fëmijë. Jehona e aktit të gjenocidit për mbi Reçak kumboi në gjithë botën. Historia e Kosovës nuk mund të shkruhet pa Reçakun që ishin viktima të mbi 400 masakrave. Masakra të tilla do të vazhdonin anë e mbanë Kosovës sepse ajo Jugosllavia e Millosheviqit po e zbatonte këtë intencë të saj. Unë sa herë vije në Reçak ndjej keqardhje”.
“Kjo histori nuk mund të harrohet dhe as rishkruhet. Vrasja e qëllimshme ishte forma më e zakonshme dhe më e shpeshtë e vrasjeve sipas mënyrës së ekzekutimit në vend. Kjo masakër e zbuluar edhe nga udhëheqësi i misionit të OSBE-së, Willima Woker”.
“Vrasja duhet të marrë përmasat e gjenocid që të zgjoj vëmendjen publike, duheshin një mori faktorësh për të sjellë masakrën në media. Mbeten dëshmi dheu i mbuluar në varre dhe dhimbja në shpirt. Reçaku është datë vendimtare në shtetin tonë. Nuk vonuan avionët e NATO-s bombarduan Jugosllavinë e Millosheviqit”.
“Prandaj të mohosh krimet që i ka faktuar një botë e tërë do të thotë të qëllosh të rënët e pavdekshëm dhe idealet e brezave të rinj që vijnë. Mohimi i gjenocidit është faza e fundit e gjenocidit. Ne duam drejtësi”.
OSMANI KUJTON VIKTIMAT E MASAKRËS NË REÇAK
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar sot viktimat e njërës nga masakrat më të tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore, atë të kryer nga forcat serbe 23 vjet më parë në Reçak.
“Sot në vendin e ngjarjes, te Kodra e Bebushit, aty ku ndodhi masakra në Reçak, dëgjuam rrëfimet e tmerrit të të mbijetuarve të masakrës. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, shkruan Osmani në Facebook.
23 vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, banorët e Reçakut të Shtimes u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve që ishin bërë të zakonshme në atë periudhë të luftës.
Atë ditë në këtë fshat, që ndodhet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Kjo ngjarje, ishte cilësuar si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.
Presidenti i SHBA-së Bill Clinton përmes një video-mesazhi dënoi vrasjen e civilëve shqiptarë duke thënë se kjo ngjarje ishte një veprim vrasjeje e qëllimshëm dhe pa dallim, i krijuar për të mbjellë frikë në mesin e popullit të Kosovës.