Nëse Shqipëria do sul’mohej si Ukraina, sa kohë do rezistonte me ar’matimet e veta?
Pandemia ka varfëruar 160 milionë njerëz, ndërkaq miliarderët dyfishojnë pasurinë e tyre
Pandemia ka pasuruar të pasurit, ndërsa ka bërë që shumë njerëz në mbarë botën të jetojnë në prag të varfërisë, sipas raportit të shoqatës së bamirësisë “Oxfam”.
Të ardhurat e 10 njerëzve më të pasur në botë u dyfishuan, ndërkohë të ardhurat e ulëta për personat më të varfër kontribuuan në vdekjen e 21,000 njerëzve çdo ditë.
Shefi ekzekutiv i Oxfam, Danny Sriskandarajah, thotë se gjatë pandemisë botës i janë shtuar 160 milionë njerëz të varfër.
“Këtë vit, ajo që po ndodh është jashtë pritshmërive. Një miliarder i ri është krijuar pothuajse çdo ditë gjatë pandemisë, ndërkohë gjendja ekonomike e 99% të popullsisë në mbarë botën është përkeqësuar për shkak të masave antiCovid, e për pasojë botës i janë shtuar 160 milionë njerëz të varfër.”
Sipas shifrave të Forbes, 10 njerëzit më të pasur në botë janë: Elon Musk, Jeff Bezos, Bernard Arnault dhe familja, Bill Gates, Larry Ellison, Larry Page, Sergey Brin, Mark Zuckerberg, Steve Ballmer dhe Warren Buffet, raporton oranews.
Pasuria e tyre kolektive u rrit nga 700 miliardë dollarë në 1.5 trilion dollarë, pasuria e Musk u rrit me më shumë se 1000%, ndërsa të ardhutat e Gates u rritën me 30% gjatë pandemisë.