The Princess Diaries 3 merr përditësim tërheqës nga Anne Hathaway pas dyshimeve të mëparshme
Përparim Rama prezanton emrat e disa drejtorëve të Komunës së Prishtinës
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka prezantuar emrat e drejtorëve të drejtorive në Komunën e Prishtinës.
Rama ka prezantuar emrat e 11 drejtorëve dhe 6 këshilltarëve derisa pjesën tjetër ka premtuar që do t’i prezentojë gjatë javës tjetër.
“Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve”, ka njoftuar Rama.
Kabineti i pjesshëm i Përparim Ramës
Alban Zogaj – Nënkryetar
Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit
Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit
znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm
Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave
Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit
znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale
Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë
znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave
Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit
znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve
Bersant Beka – Drejtor i Administratës
znj. Vesa Sahatçiu – Këshilltare për Kulturë
znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë
znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik
Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi
Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport
znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media
znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City
Rama ka njoftuar se javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje.
Deri më tani LDK në Prishtinë ende nuk ka arritur ndonjë koalicion me subjektet tjera politike.